Sporti

Mbyllet pjesa e parë Sassuolo – Inter, zikaltërit në epërsi të dyfishtë

10/20/2019 13:30
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit të parë të ditës në Serie A, Sassuolo – Inter.

Zikaltërit po avansojnë 1-3, për t’ia siguruar kështu një pushim më të qetë Antonio Contes, shkruan GazetaBlic.

Lukaku realizoi dy herë, derisa të parin e shënoi Martinez, dhe atë në minutën e dytë. Për vendasit ndërkaq shënoi Berardi në të 16’tën minutë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

HT Sassuolo – Inter 1-3

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër