Sporti

Mbyllet pjesa e parë Parma – Inter, vendasit në epërsi

06/28/2020 22:36
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të mbrëmjes në Serie A.

Parma është duke avansuar minimalisht ndaj Interit me rezultat 1-0, me golin e Gervinhos në minutën e 15, përcjell GazetaBlic.

Ish-anëtari i Romës realizoi një gol të bukur, teksa paraprakisht u asistua nga Kucka.

Zikaltërit u munduan të bëjnë diçka më shumë, por që nuk ia dolën dot.

Pritet një pjesë e dytë edhe më interesante në “Enio Tardini”, kurse kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim të mundshëm.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:13

E FUNDIT: Interi arrin marrëveshje me Tonalin, kjo pritet të jetë paga e futbollistit