Sporti

Mbyllet pjesa e parë në Shkodër, rezultat befasues në takimin Shqipëri-Turqi

03/22/2019 21:34
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Shqipëri-Turqi, i vlefshëm për xhiron e parë të kualifikimeve për EURO2020.

Mysafirët po avansojnë 0-1 me golin e Burak Yilmaz në minutën e 21-të të ndeshjes, shkruan GazetaBlic.

Deri para pranimit të golit, “kuq e zinjtë” e Panuccit ishin dukshëm më kërkues, por një gabim amatoresk i Berat Gjimshitit u bë shkas që udhëtuesit të shënojnë gol duke mos treguar asgjë nga loja.

Gjithsesi, djelmoshat shqiptar u munduan që të bëjnë diçka më shumë, por që fatkeqëisht nuk pati ndryshim rezultati.

HT Shqipëri-Turqi, 0-1.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

09/18/2019 22:41

Çmenden serbët – Sportistët kosovarë ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë