Sporti

Mbyllet pjesa e parë në San Paolo, mësoni rezultatin

01/21/2020 21:40
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e çerekfinales së parë të kupës së Italisë për edicionin 2019/2020.

Ky 45 minutësh përfundoi me epërsi minimale të vendasve, me golin e realizuar nga Insigne në minutën e dytë, shkruan GazetaBlic.

Italiani shënoi bukur pas një sllallomi të vërtetë në zonën e mysafirëve, me çka regjistroi edhe shifrat përfundimtare të këtij fraksioni.

Ajo që është e rëndësishme, u ndanë dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Te vendasit u përjashtua Elseid Hysaj, derisa te mysafirët Leiva.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, ndërsa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

02/18/2020 19:21

“Lazio do ta fitojë Scudetton”