Sporti

Mbyllet pjesa e parë në Olimpico, Bologna në epërsi ndaj Romës

02/07/2020 21:38
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit Roma-Bologna.

Takim ky i cili e hapi xhiron e 23’të në Serie A, pas 45 minutave të para përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 16’të me anë të Orsolinit. Nuk shkuan as gjashtë minuta të plotë dhe vendasit barazuan pas auto-golit qesharak të Denswil. 22′ Roma – Bologna 1-1.

Udhëtuesit, sikur nuk ishin të kënaqur me këtë rezultat dhe vazhduan me lojën e njëjtë, për ta realizuar edhe golin e dytë përmes Musa Barrow, që shënoi në mënyrë fenomenale, për të regjistruar shifrat përfundimtare të pjesëlojës së parë.

HT Roma – Bologna 1-2

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante se ajo e para.

/GazetaBlic/

02/07/2020 22:55

Notat e futbollistëve: Roma – Bologna