Sporti

Mbyllet pjesa e parë në kryeqytet, mësoni rezultatin në derbin Prishtina – Ballkani

02/29/2020 17:49
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e derbit Prishtina – Ballkani.

Fatkeqësisht për tifozët neutralë nuk u regjistrua as një gol i vetëm, derisa nuk kishte ndonjë rast që do t’ia vlente të përmendej, përveç atij në 22 sekondat e para, kur Magani s’e kontrollon dot goditjen e cila shumë lehtë mund të përfundonte në gol, shkruan GazetaBlic.

Të dyja skuadrat po luajnë hapur, megjithëse asnjëra prej tyre nuk arriti që ta gjejë pikën e dobët të kundërshtarit dhe kështu ta realizojë golin e epërsisë.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin vendimtar, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

HT Prishtina – Ballkani 0-0

/GazetaBlic/

05/27/2020 22:12

Ballkani mëson rezultatet e testimeve për Covid 19 / Fatmirësisht, asnjë i infektuar