Sporti

Mbyllet pjesa e parë në kryeqytet, mësoni rezultatin

06/27/2019 21:31
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Prishtina-St Joseph’s.

45 minutëshi i parë i takimit të vlefshëm për raundin preliminar të Ligës së Evropës u mbyll 1-1, shkruan GazetaBlic.

Për Prishtinën ka realizuar Armend Dallku nga penalltia në minutën e 27-të, derisa për mysafirët shënoi Juanfri tre minuta më pas.

Djelmoshat e Josës ishin dukshëm më të mirë, por që një rast i udhëtuesve mjaftoi që ky fraksion të mbyll me rezultat të barabartë.

Gjithsesi, shpresojmë në lojë më të mirë të “bardhë e kaltërve” në pjesën e dytë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund, ndërsa ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/19/2019 20:35

“Ky do të jetë mbrojtësi më i mirë në Kosovë”