Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Liverpool-Chelsea.
Në finalen e Superkupës së Evropës që po zhvillohet në Stamboll, “të kaltërit” nga Londra po udhëheqin 0-1 me golin e Olivier Giroud, shkruan GazetaBlic.
Francezi shënoi bukur në minutën e 37-të, pas asistimit të Pulisic, për ta dërguar në epërsi skuadrën e Frank Lampard, me ç’rast edhe i regjistroi shifrat përfundimtare të pjesës së parë.
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.
Për ata që janë inkuadruar me vonesë, në vegzën e mëposhtme mund ta ndiqni golin e vetëm të kësaj pjese.
Who else on a European night!?! 🙌
It's @_OlivierGiroud_ and it's Liverpool 0-1 Chelsea! #SuperCup pic.twitter.com/yLg3aK4FfP
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 14, 2019
/GazetaBlic/