Sporti

Mbyllet pjesa e parë Lazio – Fiorentina, mësoni rezultatin

06/27/2020 22:36
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit Lazio – Fiorentina.

Mysafirët po avansojnë me golin e Frank Ribery që e realizoi në mënyrë maestrale në minutën e 25′, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Forma është e përkohshme, klasi i përjetshëm | Ribery shënon një super-gol për Fiorentinën

Vendasit që synojnë edhe më tutje t’i mbajnë gjallë shpresat për titull, tentuan t’i barazojnë shifrat para fundit të pjesës së parë, por që nuk ia arritën qëllimit, andaj pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante.

Kujtojmë se Lazio është shtatë pikë prapa Juventusit momentalisht, dhe një dështim këtu sonte, mbase do të thoshte edhe fund i ëndrrës për trofe, pikërisht 20 vite pas titullit të fundit në Serie A.

/GazetaBlic/

06/27/2020 23:42

Lazio fiton dhe shpreson në titull, Fiorentina ende në rrezik