Sporti

Mbyllet pjesa e parë, Juventus – Milan – Mësoni rezultatin

06/12/2020 21:52
nga:M K

Një penallti, një karton i kuq, asnjë gol.

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të kthimit të gjysmëfinales së kupës së Italisë mes Juventusit e Milanit, përcjell GazetaBlic.

Cristiano Ronaldo humbi penalltinë në minutën e 17, në të njëjtën minutë kur nga loja u përjashtua edhe Ante Rebic.

Kjo është ndërhyrja brutale e Rebic’it, që e la Milanin me një lojtar më pak

Vendasit ishin më kërkues, por që nuk arritën dot ta gjenin golin e epërsisë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në 45 minutat përfundimtarë.

HT Juventus – Milan 0-0

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar