Sporti

Mbyllet pjesa e parë e derbit Inter – Roma, mësoni rezultatin

12/06/2019 21:37
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit derbi të javës së 15’të në Serie A, Inter-Roma.

Ky 45 minutësh, u mbyll ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0, shkruan GazetaBlic.

Interi ishte dukshëm më kërkues, por jo edhe më konkret. Interesant është fakti se zikaltërit i humbën dy shanse tejet të mira, pas gabimeve katastrofale të mbrojtësve romakë afër portës gjallorose, por për fatin e tyre të mirë, Lukaku e Brozovic dështuan të shënojnë golin e epërsisë.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

03/31/2020 20:34

Futbollistët e Interit të gatshëm që të pranojnë ulje page për t’i dalë ballë koronavirusit