Sporti

Mbyllet pjesa e parë Danimarkë – Zvicër, Granit Xhaka i pafat

10/12/2019 18:52
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit tejet të rëndësishëm të grupit H, Danimarkë – Zvicër.

Ky 45 minutësh, u mbyll ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0, shkruan GazetaBlic.

Të dyja skuadrat patën rastet e veta, por që nuk i shfrytëzuan, për të shkuar kështu në pushim me rrjetat e paprekura.

I pafat ishte futbollisti kosovar, Granit Xhaka, i cili qëlloi shtyllën nga një gjuajtje prej distancës, megjithatë ndikoi edhe pritja bravoroze e Schmeichel, i cili e devijoi mjaftueshëm që të mos përfundonte në rrjetë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/12/2019 20:15

Notat e futbollistëve: Danimarkë – Zvicër