Sporti

Mbyllet pjesa e parë Crystal Palace – Manchester City, mësoni rezultatin

10/19/2019 19:19
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit të Premier Ligës që filloi nga ora 18:30.

Manchester City po avanson 0-2 ndaj Crystal Palace, me dy golat e realizuar fare në fund të pjesës së parë, gjegjësisht në minutat 39′ dhe 41′, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht realizoi Gabriel Jesus, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Bernardo Silvas për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Ndërkaq, pas vetëm dy minutave, në skenë doli edhe David Silva, që i siguroi pushim më të qetë bashkëlojtarëve.

HT Crystal Palaca – Manchester City 0-2

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

11/09/2019 20:24

Bayerni e Real Madridi me “poker”, Leicesteri leksion Arsenalit për pozitën e dytë