Sporti

Mbyllet pjesa e parë Chelsea – Liverpool, mësoni rezultatin

03/03/2020 21:33
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të vlefshëm për Kupën FA mes Chelseat dhe Liverpoolit.

Ky fraksion përfundoi me epërsinë e vendasve që e arritën atë falë gabimit trashanik të portierit të Liverpoolit, Adrian, i cili s’e perceptoi dot topin që po shkonte drejt tij, me ç’rast iu largua nga duart, shkruan GazetaBlic.

Goli i Willianit u regjistrua në minutën e 13’të, ku njëherit ishte goli i vetëm i 45 minutave të para.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në 45 minutat e fundit.

HT Chelsea – Liverpool 1-0

/GazetaBlic/

08/01/2020 20:34

Londra është e kuqe – Arsenali fiton garën më të vjetër futbollistike në botë, kupën “FA”