Sporti

Mbyllet pjesa e parë Ballkani – Trepça’89, mësoni rezultatin

09/13/2019 16:49
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Ballkani-Trepça’89.

Vendasit po avansojnë 2-0 me golat e Artur Maganit e të Blendi Baftiut, shkruan GazetaBlic.

Baftiu realizoi në minutën e 12-të, ndërsa Magani qysh në sekondën e 20’të.

HT Ballkani – Trepça’89 2-0

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se kjo është ndeshja hapëse e xhiros së katërt, ndërsa nga ora 19:00 zhvillohet derbi i javës, ku në kryeqytet, Prishtina e pret Llapin.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë