Sporti

Mbyllet pjesa e parë, Arsenal – Leicester | Ky është rezultati

07/07/2020 22:05
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të Premier Ligës, Arsenal – Leicester.

Vendasit po avansojnë 1-0 me golin e Pierre Emerick Aubameyang në minutën e 21′, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Arsenali në epërsi ndaj Leciesterit

Nikoqirët londinezë kishin më shumë nga loja, por që nuk ia arritën ta shtonin epërsinë, ndërsa mysafirët ta barazonin atë.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante, duke marrë për bazë faktin se pikët janë të domosdoshme për secilën palë.

Kujtojmë, momentalisht, Leicester ka kaluar në pozitën e katërt, pasi në ndeshjen e orës 19:00, Chelsea mposhti Crystal Palacen në udhëtim, 2-3.

/GazetaBlic/

08/01/2020 20:34

Londra është e kuqe – Arsenali fiton garën më të vjetër futbollistike në botë, kupën “FA”