Sporti

Mbyllet ndeshja në Rumani, mësoni rezultatin

11/29/2018 18:53
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i mbrëmjes mes Rumanisë dhe Kosovës.

Rumania ka shënuar fitore tejet të rëndësishme duke e mposhtur Kosovën me rezultat 88-83, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Me këtë humbje, kombëtarja ‘verdhë e kaltër’ pozicionohet e fundit në renditjen tabelare, duke regjistruar dy humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Tashmë gjithsej kanë mbetur edhe dy duele tjera, por pa gjasa për kualifikim tutje.

Përkundër epërsisë së vazhdueshme në tre çerekët e parë, Kosova duke i’u ‘falenderuar’ mospërvojës, nuk arriti ta mbajë disavantazhin në takimin që shumë lehtë mund ta fitonte.

/GazetaBlic/

03/17/2019 21:44

Vuçiq: Falë meje sot nuk e kemi Kosovën në OKB