Sporti

Mbyllet ndeshja Legia -Prishtina, asnjëra nuk kualifikohet

09/20/2019 21:51
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i kthimit mes Legias dhe Prishtinës.

Prishtina ka shënuar fitore me dy pikë dallim, për ta dërguar kështu ndeshjen në vazhdime (24-20, 18-19, 8-20 dhe 17-10), me rezultat të përgjithshëm 67-69.

Në takimin e dytë të vlefshëm për gjysmëfinalet e kualifikimeve për në Champions Leaguen e basketbollit, kryeqytetasit arritën të fitojnë me dy pikë dallim, aq sa mjaftoi për të mos u eliminuar, por as për t’u kualifikuar.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar para tri dite në Prishtinë, “bardhë e kaltërit” u mposhtën 79-81.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.

/GazetaBlic/

07/12/2017 11:49

Armando Sadiku befason shqiptarët, transferohet atje ku nuk e ka besuar askush (FOTO)