Zhgënjen Nora Gjakova. Xhudistja kosovare ka humbur meçin për medalje të bronztë.
Kësisoj, Nora, ashtu si edhe vëllau i saj, Akili, ka mbetur pa medalje në kampionatin botëror në Xhudo, shkruan GazetaBlic.
Xhudistja jonë u mposht në repesazh nga francezja, Sarah Cysique, në kategorinë ku po merr pjesë, pra deri -57 kilogramë.
Gjakova arriti të hyjë deri në çerekfinale të botërorit, që vështirë të thuhet se mund të konsiderohet sukses.
Garuesja e fundit e Kosovës në botëror është Loriana Kuka, e cila garon të premten, në kategorinë deri -78 kg.
/GazetaBlic/