Sporti

Mbyllet gjysmëfinalja e dytë e EURO 2021, Spanjë – Francë

06/27/2019 22:57
nga:M K

Spanja është finalistja e dytë e kampionatit evropian për të rinj, EURO U21.

Në kompeticionin më të madh për këtë gjeneratë në kontinentin e vjetër, e që po mbahet në Poloni, tashmë janë mësuar edhe skuadrat finaliste, shkruan GazetaBlic.

Përderisa nga ora 18:00 Gjermania e mposhti Rumaninë me rezultat 4-2, Spanja ishte më e fortë se Franca, të cilën e fitoi bindshëm 4-1.

Roca, Oyarzabal, Olmo dhe Mayoral shënuan për “Furinë e Kuqe”, derisa për “Tre kolorët” e rinj realizoi Mateta.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në finalen e madhe, kurse ne, ashtu si nga ndeshja e parë e kësaj gare, do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/31/2019 19:07

​Napoli mposht Milanin në luftën për talentin spanjoll