Sporti

Mbyllet gjithçka në “Minatori”, ky është rezultati përfundimtar i duelit “Kosovë – Britani e Madhe”

08/07/2019 22:24
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i mbrëmjes së sotme mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Dueli i vlefshëm për raundin e tretë para-kualifikues për EURO 2021 u mbyll me fitoren e mysafirëve, 63-71 (10-15, 17-13, 19-22 dhe 17-21), shkruan GazetaBlic.

Gjatë gjithë takimit, ishullorët ishin në epërsi, kjo falë saktësisë më të madhe në fazën e sulmit.

Me këtë humbje, Kosova i shuan thuajse të gjitha gjasat për një kualifikim eventual, pasi vetëm vendi i parë nga secili grup kalon tutje, kurse pas dy ndeshjeve, kombëtarja jonë ka dy humbje.

/GazetaBlic/

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë