Sporti

Mbyllet gjithçka në kryeqytet, mësoni rezultatin përfundimtar në duelin Prishtina – Trepça’89

11/23/2019 15:57
nga:M K

Prishtina ka shënuar fitore minimale por tejet të rëndësishme përballë Trepçës’89.

Kryeqytetasit fituan 1-0 me golin e Ahmed Januzit në minutën e 54’të, shkruan GazetaBlic.

Gjatë gjithë ndeshjes, vendasit ishin dukshëm më të mirë, por që nuk arritën të konkretizonin të gjitha rastet, përveç njërit, që mjaftoi për tri pikë.

Me këtë fitore, “bardhë e kaltërit” nga “Fadil Vokrri” shkojnë në kuotën e 30’të pikëve, ku kanë katër sosh më pak se kryesuesi Ballkani.

“Xehetarët” ndërkaq, pozicionohen në vendin e tetë dhe kanë vetëm katër pikë më shumë se Flamurtari që gjendet në zonën e rrezikshme.

/GazetaBlic/

01/19/2020 00:37

Kjo është cilësia e ajrit në Kosovë