Sporti

Mbyllet gjithçka në “Fadil Vokrri”, mësoni rezultatin e takimit Prishtina – St Joseph’s

06/27/2019 22:37
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli mes Prishtinës dhe St Joseph’s.

Takimi i vlefshëm për raundin preliminar të Europa Ligës, ashtu siç edhe i’a filloi, u mbyll me barazim, por për dallim, pati dy gola të shënuar, nga një për secilën skuadër, shkruan GazetaBlic.

Armend Dallku realizoi nga pika e bardhë në minutën e 28-të për bardhë e kaltërit, para se tre minuta më pas Juanfri të barazoi shifrat.

Prishtina ishte dukshëm më e mirë në të dy fraksionet, por fatkeqësisht nuk arriti ta shënojë golin e fitores, e që do ta ndihmonte tejmase Mirel Josën për ndeshjen e khtimit.

Takimi i kthimit, pra ai vendimtari, do të zhvillohet të martën e ardhshme, derisa Prishtinës i konvenon edhe barazimi me dy gola e mbi të shënuara.

/GazetaBlic/

12/03/2019 19:20

Ahmeti: Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njëjta!