Sporti

Mbyllet gjithçka në Danimarkë, Zvicra mposhtet dhe rrezikon kualifikimin

10/12/2019 19:51
nga:M K

Danimarka ka shënuar fitore të madhe si vendase ndaj Zvicrës në kuadër të xhiros së gjashtë në grupin D.

Skandinavët mposhtën minimalisht helvetikët, por mjaftueshëm sa për ta mbajtur hapin për kreun e renditjes tabelare në këtë grup, shkruan GazetaBlic.

Danezët me këto tri pikë, shkojnë në kuotën e 12’të pikëve, katër më shumë sesa kundërshtari i sotëm, por që kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Irlanda ndërkaq kryeson tabelën e klasifikimit, por sot dëshpëroi përballë Gjeorgjisë në udhëtim, duke rrezikuar për në vazhdim të kompeticionit.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, Zvicra e Gjibraltari i kanë nga tri ndeshje deri në fund, derisa kombëtaret tjera nga dy.

/GazetaBlic/

10/12/2019 20:15

Notat e futbollistëve: Danimarkë – Zvicër