Cult

Mbyllet Festivali “I këndojmë Lirisë” për nder të heroit Mujë Krasniqi

06/09/2019 11:46
nga:L H

Sot ka përfunduar Festivali Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, i cili mbahet çdo vit në nderim të figurës së heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi.

Festivali ka zgjatur tre ditë dhe pjesmarrës në të janë shumë grupe nga të gjitha trevat shqiptare dhe mërgata.

Ky festival i përvjetshëm, është themeluar në vitin 2000, nga tani deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe vazhdon të funksionojë edhe në ditët e sotme.

Deputeti Selimi, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka pasur dajë dhe njëkohësisht edhe djalë të hallës, heroin Mujë Krasniqi.

Që të dy kanë qenë bashkë qysh në celulat e para të formimit të UÇK-së, e deri në rënien heroike të Krasniqit.

Për përfundimin e festivalit ka shkruar sot deputeti Selimi.

Ai i ka uruar fituesit e sivjetmë të Festivalit “I këndojmë Lirisë”.