Cult

Mbyllet festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

05/06/2018 07:59
nga:M H

Në Deçan sonte bëhet mbyllja e festivalit tradicional folklorik gjithëkombëtar “Eshkë e ndezur e Shkëlzen”, i cili po mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj.

Drejtori i festivalit, Mustafë Ramaj ka thënë për KosovaPress se interesimi për të marrë pjesë në festival ka qenë i madh nga të gjitha shoqëritë kulturore artistike nga të gjitha trevat shqiptare.

Në natën e dytë të “Eshkë e ndezur të Shkëlzenit” garuan rreth 13 shoqëri kulturore. Festivali do të mbahet nga ora 19:00-23:00.

Festivali folklorik gjithëkombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzenin” i dedikohet rapsodëve të folklorit shqiptar, Dervish Shaqa e Demish Neziri. /KosovaPress/

08/31/2018 17:33

Arabia Saudite bëhet gati për festivalin e Hurmave