Sporti

Mbyllet dueli Nora Gjakova – Daria Mezhetskaia, mësoni fituesen e medaljes së artë

06/22/2019 18:41
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh finalja e madhe në kategorinë deri 57 kilogram mes Nora Gjakovës dhe Daria Mezhetskaia.

Xhudistja kosovare u mposht nga kundërshtarja e saj, pas një “Wazzari” të pësuar në fillim të ndeshjes, shkruan GazetaBlic.

Pra, Gjakova stoliset me medaljen e argjendtë nga lojërat olimpike verore “Minsk 2019”.

Gjithsesi, ky llogaritet sukses për Kosovën dhe vetë Norën në përgjithësi, për shkak se edicionin e kaluar të po kësaj gare e fitoi të bronztën, kurse tani vërehet se ka bërë progres të jashtëzakonshëm, edhe pse me pak fat mund të triumfonte edhe këtu.

Pas pak, do të vijmë me informata shtesë nga ky duel dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/

10/24/2019 18:00

Momenti kur Nora Gjakova e përplas për toke xhudisten serbe