Sporti

Mbyllen sfidat CSKA – Roma dhe Valencia – Young Boys

11/07/2018 20:45
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh të dy duelet e orës 18:55.

Fjala është për ndeshjet CSKA Moska – Roma dhe Valencia – Young Boys, shkruan GazetaBlic.

Në përballjen e zhvilluar në Rusi, italianët kanë arritur të shënojnë një fitore minimale por tejet të rëndësishme me rezultat 1-2.

Për gjallorosët realizuan Manolas e Pellegrini, të cilët e zhvleftësuan golin e Sigurttson.

Në anën tjetër, ‘lakuriqët’ triumfuan pastër ndaj ekipit helvetik, Young Boys 3-1, duke i’u falenderuar dygolëshit të Santi Minas dhe një të Solerit.

Më poshtë e keni edhe tabelën e klasifikimit pas dy ndeshjeve të para të mbrëmjes së sotme.

/GazetaBlic/