Sporti

Mbyllen pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

06/25/2020 17:34
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh pjesët e para në ndeshjet e orës 16:45 në Superligë.

Derbi drenicak mes Feronikelit dhe Drenicës është i vetmi takim që nuk prodhoi gol deri më tani, ndërsa në dy takimet tjera udhëheqin mysafirët, përcjell GazetaBlic.

Në Podujevë, Prishtina po avanson 0-1 me golin e Ahmed Januzit, që realizoi pas një asistimi të çmendur nga Korenica.

Me të njëjtin rezultat po fiton edhe Ballkani ndaj Ferizajt. Për skuadrën portokalli shënoi Arbër Prekazi.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë.

HT Feronikeli – Drenica 0-0

HT Ferizaj – Ballkani 0-1

HT Llapi – Prishtina 0-1

/GazetaBlic/

08/06/2020 23:20

Llapi, të hënën i fillon përgatitjet për edicionin e ri