Sporti

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e mbrëmjes të eliminatoreve për EURO 2020, mësoni rezultatet

10/12/2019 21:33
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh 45 minutat e para në katër ndeshjet e mbrëmjes në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020.

Vëmendja kryesore është në Norvegji e Itali, aty ku kombëtaret respektive po luajnë ndaj Spanjës, përkatësisht Greqisë, shkruan GazetaBlic.

Në ndeshjen historike të Sergio Ramos, “Stuhia e Kuqe” po luan baras 0-0 si mysafire e norvegjezëve.

Ndërkaq, Italia është dukshëm më e mirë sesa Greqia, por nuk po e arrin golin asesi, pasi helenët po mbrohen mjaft mirë, të paktën deri më tani.

Armenia po avanson në udhëtim ndaj Lihtenshtajnit, derisa me të njëjtin rezultat edhe Suedia po udhëheq si mysafire e Maltës.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/13/2019 14:10

Këto janë superndeshjet që zhvillohen sot në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020