Sporti

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e grupit E, mësoni kush kualifikohet me këto rezultate

12/10/2019 19:41
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para të ndeshjeve të orës 18:55, gjegjësisht ato të grupit E.

Napoli po avanson 3-0 ndaj Genkut belg dhe duket se tashmë e ka prerë biletën për në fazën tjetër, pasi në këtë duel i mjafton barazimi që ta sigurojë fazën e eliminimit direkt, shkruan GazetaBlic.

Interesant është fakti se Milik realizoi “hat-trick” përballë portierit Vandevoort, që ka regjistruar rekord të ri në Ligën e Kampionëve, pasi bëhet lojtari më i ri që luan në Ligën e Kampionëve, me 17 vjeç e nëntë muaj.

Ndërkaq, Salzburg dhe Liverpool po luajnë pa gola, derisa ky rezultat e dërgon tutje kampionin aktual.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

HT Napoli – Genk 3-0

HT Salzburg – Liverpool 0-0

/GazetaBlic/

08/07/2020 21:14

Gola në dy ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, befasia në Torino