Sporti

Mbyllen pjesët e para në grupin A – Me këto rezultate, në çerekfinale kualifikohen Brazili e Venezuela

06/22/2019 21:48
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para në dy ndeshjet e xhiros së fundit në grupin A.

Në “Arena Corinthians” të Sao Paolos, Brazili po e dërrmon totalisht Perunë me rezultat bindës 3-0 pas 45 minutave të para, shkruan GazetaBlic.

Skuadra e Tites deri më tani u’a ka mbyllur gojën kritikëve duke aplikuar një futboll të jashtëzakonshëm. Casemiro, Everton e Firminho ishin realizatorët e “Seleçao-s” në këtë pjesë.

Në anën tjetër, në duelin Bolivi-Venezuelë, të po këtij grupi, mysafirët po avansojnë 0-1 me golin e Machis në minutën e dytë.

Me këto rezultate në çerekfinale të “Copa America 2019” kualifikohen Brazili e Venezuela, kurse Peruja duhet të shpresojë në ndeshjet tjera për t’u pozicionuar si dy nga skuadrat e treta më të mira, ose në një dështim eventual të Venezuelës.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionet e dyta, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore