Sporti

Mbyllen pjesët e para në dy nga tetë ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

11/27/2019 19:44
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh 45 minutat e para në dy ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve që kanë filluar nga ora 18:55.

Interesant është fakti se nga tre golat e shënuar, të tretë u shënuan pas minutës së 40’të, shkruan GazetaBlic.

Në “Mestalla” Valencia dhe Chelsea po luajnë 1-1. Fillimisht Soler realizoi për vendasit në minutën e 40’të, para se Kovacic t’i barazojë shifrat një minutë më vonë, me ç’rast edhe regjistroi rezultatin përfundimtar të këtij fraksioni.

Ndërkaq, në duelin tjetër, Zeniti po udhëheq ndaj Lyonit 1-0, me golin e Dzyubas në minutën e 42’të.

HT Valencia – Chelsea 1-1

HT Zenit – Lyon 1-0

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

01/21/2020 23:28

Chelsea – Arsenal, notat e futbollistëve