Lajme

Mbyllen 5 lokale në Gjakovë: Nuk i respektuan masat kundër koronavirusit

08/01/2020 22:05
nga:A. R.

Aksion rigoroz i Policisë dhe Inspektoratit është duke u zhvilluar në tërë Kosovën, ku vetëm në Gjakovë janë mbyllur 5 lokale pasi nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Duhet theksuar se është paralajmëruar sot nga ministri Armend Zemaj, se do të ndërmarrim masa të menjëhershëm ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat mbrojtëse.

Ndërsa vetëm gjatë tri ditë të fundit në Kosovë kanë vdekur 41 persona nga koronavirusi.