Sporti

Mbyllen 45 minutat e para në ndeshjet: Leicester – Arsenal, Bayern – Dortmund dhe Eibar – Real Madrid

11/09/2019 19:19
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh pjesët e para në tri nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme në kampionatet elitare.

Padyshim se vëmendja kryesore është në “Der Klasiker”, aty ku Bayerni po udhëheq 1-0 ndaj Dortmundit, me golin e ish-futbollistit të “milionerëve”, Robert Lewandowski, shkruan GazetaBlic.

Polaku realizoi në minutën e 17’të, e që doli të jetë goli i parë dhe i fundit i këtij fraksioni.

Në anën tjetër, Real Madridi e ka kryer thuajse çështjen e fituesit sa i përket kësaj jave, pasi është duke fituar 0-3 si mysafir i Eibarit. Fillimisht Benzema hapi serinë e golave në minutën e 17’të, para se Ramos ta dyfishoi atë dy minuta më vonë nga pika e barë. E pikërisht nga pika e bardhë, galaktikët e shënuan edhe të tretin. Golashënues, sërish, francezi Karim Benzema.

I vetmi takim, nga tre të lartëcekurit, që nuk u shënua asnjë gol, është ai mes Leicesterit dhe Arsenalit.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

HT Bayern – Dortmund 1-0

HT Eibar – Real Madrid 0-3

HT Leicester – Arsenal 0-0

/GazetaBlic/

11/09/2019 20:24

Bayerni e Real Madridi me “poker”, Leicesteri leksion Arsenalit për pozitën e dytë