Sporti

Mbyllen 45 minutat e para në “El Clasico”, kjo skuadër shkon në pushim me epërsi

03/02/2019 21:30
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e supersfidës Real Madrid-Barcelona.

Katalunasit kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 0-1, pas golit të Ivan Rakitic në minutën e 26-të, shkruan GazetaBlic.

Përfaqësuesi kroat realizoi një gol të bukur me parabollë, të cilës i parapriu asisti i Sergi Robertos.

Vendasit nuk arritën të bënin asgjë që të barazonin shifrat, andaj ky fraksion u mbyll me avantazh minimal të “blaugranas”.

Mbetet të shihet nëse udhëtuesit do të arrijnë ta mbajnë atë në pjesën e dytë, apo eventualisht edhe ta shtojnë.

Ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim të mundshëm.

/GazetaBlic/

04/20/2019 10:44

Ministri i Drejtësisë jep një paralajmërim për ata që luftuan në Siri