Showtime

“Mbushi 22 vjet, por duket si 30!” Fansat shokohen nga fotot e fundit të Kylie Jenner

08/13/2019 13:58
nga:Natyra

Ajo mbushi 22 vjeç të shtunën dhe i ka shoqëruar fansat e saj me një seri fotosh e videosh në mediat sociale të cilat tregojnë pushimet luksoze në Portofino, Itali.

Por fansat e Kylie Jenner kanë mbetur të zhgënjyer nga këto foto dhe fajësojnë ndërhyrjet kirurgjikale që Kylie sot duket më e vjetër në moshë se vitet që ka.

Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se ajo ka arritur kaq shumë gjëra në jetën e saj dhe njerëzit mendojnë se është më e madhe në moshë.

Kylie ka pranuar se ka eksperimentuar me fillers të fytyrës në të kaluarën dhe është e drejtë të themi që buzët e saj janë shumë më të mbushura tani sesa disa vite më parë.

Kylie gjithashtu pretendon se përdor produktet e saj për të ndryshuar pamjen, por thekson se është “e tmerruar” për të bërë më shumë.