Lajme

Mbushet spitali i Pejës- 343 persona kërkojnë ndihmë për një ditë

08/14/2019 09:08
nga:Y I

343 persona kanë kërkuar ndihmë emergjente gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sipas një njoftimi të spitalit, thuhet se “343 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 13 gusht 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.

Ndër tjera në njoftim thuhet se “Analiza kanë kryer 234 pacientë që në total kanë kryer 3,276 analiza. 2 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë 4 lindje, të gjitha lindje normale dhe kanë lindur 4 foshnje, ndërsa sa i përket gjinisë 2 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 2 të gjinisë mashkullore”.