Sporti

Mbrojtësi i Manchester United infektohet me Covid-19

10/29/2020 08:26
nga:Lorik J

Mbrojtësi i majtë brazilian i Manchester United Alex Telles ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Telles nuk u paraqit në fitoren 5-0 të Ligës së Kampionëve ndaj RB Leipzig mbrëmjen e kaluar, shkruan BBC, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi 27-vjeçar tani do të izolohet për një periudhë prej 10 ditësh.

“Ole konfirmon se Alex Telles ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ne i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim të shpejtë në grup”, shkruan klubi i Manchester United në Twitter.

/GazetaBlic Sport/