Sporti

Mbrojtësi i Manchester Cityt: Shëndeti është më i rëndësishëm se një lojë futbolli

04/02/2020 09:53
nga:Lorik J

Kyle Walker këmbëngul se rikthimi i futbollit nuk është primar në këtë kohë pandemie.

Organet drejtuese të futbollit po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për sezonet e anuluara për shkak të përhapjes së COVID-19, përcjell GazetaBlic.

Futbolli në këtë Angli është shtyrë deri më 30 prill – por gjithashtu ka shumë pak gjasa që ndeshja të mund të rifillojë në atë datë.

Por Walker thotë se fati i sezonit tani nuk është primar dhe nuk po i intereson.

“Futbolli duhet të bëjë një hap prapa tani sepse kjo është gjëja më pak e rëndësishme në mendjen e të gjithëve në botë”, tha mbrojtësi i Cityt.

“Shëndeti i anëtarëve të familjes është më i rëndësishmi. Por, unë shpresoj, dhe jam i sigurt se të gjithë të tjerët shpresojnë, që futbolli do të kthehet dhe ne do të jemi në gjendje të përfundojmë sezonin, por nëse nuk është një mundësi, atëherë të gjithë e kuptojnë se shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se një lojë”, përfundoi ai.Cir

/GazetaBlic