Sporti

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i del në krah Albin Kurtit: Hallall çdo votë o ‘king’

03/26/2020 19:43
nga:Lorik J

Kuvendi i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka rrëzuar qeverinë Kurti duke votuar mocionin e mosbesimit e kërkuar nga partia LDK. Një veprim i tillë ka ngjallur zemërim të madh në popullin kosovar duke parë dhe situatën e rrezikshme që po krijohet nga Coronavirus.

Për rrëzimin e qeverisë ka qenë kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani i cili foli ashpër për veprimin e politikanëve, ndërsa tashmë ka reaguar edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ardian Ismajli.

Mbrojtësi i cili aktivizohet tek Hajduk Spliti në Kroaci i ka dal publikisht në përkrahje Albin Kurtit me anë të një postimi në Instagram. “Shihemi me +51%. Hallall çdo votë o king”, shkruan futbollisti.