Sporti

Mbrojtësi i Inter kërkon largimin nga skuadra

12/06/2018 15:39
nga:I S

Mbrojtësi i skuadrës italiane Inter Miranda, kërkon të largohet nga skuadra pasi që nuk po ndihet mirë në klubin ‘zikaltër’, raporton “Corriere dello Sport”.

Braziliani nuk po kalon në formën e tij më të mirë të mundshëm tek klubi i Inter dhe dëshiron që të largohet sa më shpejt në afatin kalimtar të verës, shkruan GazetaBlic.

Miranda iu bashkua Interit në vitin verën e vitit 2015 i ardhur nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi është aktivizuar në 96 ndeshje, teksa ka shënuar vetëm një gol.

Kujtojmë se skuadra e Inter ndodhet në vendin e tretë në Seria A me 29 pikë të grumbulluara.