Sporti

Mbrojtësi i Chelseas flet për një transferim të mundshëm në Juventus

06/12/2019 15:11
nga:Ideal

Mbrojtësi i Chelseas, Emersson foli në një konferencë për media pasi Italia mposhtin Bosnjën me rezultat final 2:1.

Ka shumë thashetheme se Emersson shumë shpejt mund t’i bashkohet Juventusit këtë verë, përcjellë GazetaBlic.

“Unë kam një kontratë me Chelsean dhe jam i lumtur, sidomos pas fitores në Europa League. Gjithsesi, nuk më është thënë asgjë për transferime”.

“Stadiumi i Allianz të bëhet shtëpija ime e re? Të gjithë thonë kështu, por jam i qetë, punoj shumë dhe nuk po mendoj për këto gjëra”.

Thashethemet në shtypin italian gjatë javës së kaluar kanë sugjeruar që Emerson mund të përfshihet në marrëveshjen për të sjellë Sarri në ‘Allianz’.

Vëndimi për futbollistin pritet të merret javën që vjen.



/GazetaBlic/