Sporti

Mbrojtësi i Brescias: Ne nuk jemi makina, rikthimi i Serie A është një skandal i madh

05/25/2020 12:08
nga:Lorik J

Daniele Gastaldello kritikoi ashpër dëshirën për të rifilluar sezoni i Serie A, gjatë kohës së koronavirusit.

Mbrojtësi i Brescia ka frikë të rikthehet të luajë në fushat e blerta, përcjell GazetaBlic.

Pothuajse 37 vjeçar, mbrojtësi qendror ka kritikuar idenë e rifillimit të kampionatit. Sipas tij, moti e verës dhe kushtet ekstreme të motit e bëjnë të pamundur përfundimin e sezonit si dhe rrezikon shëndetin e lojtarëve.

“Unë nuk e kam ndryshuar mendjen. Ne rrezikojmë shëndetin e lojtarëve. Të luash kaq shumë ndeshje në atë mot nuk do të jetë e lehtë”, tha Daniele Gastaldello me radio Rai.

“Të luash në orën 4:30 pasdite do të ishte një skandal, nuk është e mundur. Shumë sporte kanë vendosur të ndalen. Ne gjithashtu po e rrezikojmë sezonin e ardhshëm. Ne nuk jemi makina. Ne rrezikoni dëmtime serioze”.

“Ne nuk jemi fizikisht të gatshëm , ndalimi i festimit të golave dhe shumë ndryshime​​… Ky nuk është futboll”, përfundoi Gastaldello.

/GazetaBlic/