Sporti

Mbrojtësi i Belgjikës: Nuk di si ta ndal Neymarin

07/03/2018 12:56
nga:Gazeta Blic

Belgjika do të përballet kundër Brazilit në çerekfinale, e kjo si duket pritet të jetë një sfidë e vështirë edhe për mbrojtësin bleg, Thomas Meunier.

Muenier tha se do të ketë përballë lojtarin më të mirë me të cilin është ballafaquar ndonjëherë.

Ai shtoi se dueli kundër shokut të tij nga Paris Saint Germain do të jetë mjaftë i vështirë, shkruan Gazeta Blic.

“Unë nuk e di se si ta ndaloj atë. Ai është shumë i paparashikueshëm”, tha Meunier.

“Gjithsesi, unë do të bëj më të mirën time, e di që ne kemi një shans të kalojmë tutje, por gjithashtu e di se është shumë e komplikuar t’i ndalosh ata (Brazilin), jo vetëm Neymar”.

“Ne po përballemi me ekipin më të mirë në botë.Unë pres një ndeshje të vështirë. Ne nuk jemi favoritë për Kupën e Botës. Për të mposhtur Brazilin, 120 për qind të kapacitetit tuaj mendor dhe fizik”, tha në fund Muenier.

Belgjika ka fituar të gjitha ndeshjet e tyre të Kupës Botërore deri tani, duke shënuar 12 gola, por Meunier paralajmëroi se Belgjika duhet të jap më shumë nga vetia.

/GazetaBlic/

 

 

09/30/2020 20:27

493 ditë pas zgjedhjeve, Belgjika bëhet me kryeministër