Lajme

Mbreti Charles bëhet kreu i parë i Kishës së Anglisë që lutet publikisht me Papën

10/23/2025 13:24
nga:Y I

Mbreti Charles është bërë monarku i parë i Kishës Anglikane që lutet publikisht me Papën.

Simbolika e një pape dhe një mbreti që lutet së bashku, pothuajse 500 vjet pas ndarjes së Kishës nga Roma, është mbresëlënëse, raporton BBC.

Mbreti dhe mbretëresha Camilla kanë mbërritur në Vatikan për takimin historik, në vizitën e parë të këtij lloji nga një monark britanik që prej Reformimit në shekullin e 16-të.