Cult

Mbrëmja e shqiptarëve, Ermal Meta fiton çmimin e këngës më të mirë italiane në ‘MTV EMA’

11/12/2017 23:32
nga:Gazeta Blic

Në ceremonie e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’ është ndarë një çmim edhe për këngëtarin shqiptar, Ermal Meta.

Ai i ka mposhtur konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues.

Këngëtari shqiptar e ka publikuar një video në rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që votuan për të.

Meta ishte një nga zërat më të miri të këtij viti në “Sanremo” dhe nuk kishte si të mos tërhiqte edhe vëmendjen e evenimentit më të madh muzikor në Evropë.

Ermali, i cili është me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë, theu zemrat e të gjithëve me këngën e tij “Vietato Morire”, e cila trajtonte temën e dhunës në familje dhe i solli vendin e tretë në festivalin më të madh italian.

Kjo këngë ishte gjithashtu e nominuar në kategorinë “Vepra më e mirë italiane” në MTV EMA kishte konkurrentë këngëtarët e famshëm italianë, si Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro.

Dhe në fund, çmimi i takoi Ermalit, u cili njëherësh konsiderohej edhe favorit për ta fituar atë.