Cool

Mblidhnin para me fshesë në koncerte, SHBA u fik derën këngëtarëve shqiptarë

03/13/2019 14:37
nga:Natyra

Kohëve të fundit, në media është përfolur se disa këngëtarëve nga Shqipëria dhe Kosova i është ndaluar hyrja në SH.B.A dhe u është refuzuar viza.

Disa prej emrave të përmendur janë Gena, Shkëlqen Jetishi (Xeni), Afrim Muqiqi, Majk etj.

Sipas Gazeta Metro, Genës i është ndaluar përjetësisht hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak se nuk ka paguar detyrimet tatimore mbi koncertet e mbajtura në shtetin amerikan. Në një intervistë për Klan Kosova, menaxherja e Genës i ka mohuar këto zëra duke u shprehur bëhet fjalë për të tjera çështje.

Sipas Klan Kosova, arsyeja pse SH.B.A u ka refuzuar vizën këngëtarëve lidhet me vizat turistike dhe shfrytëzimin e tyre për punë. Pra, për të punuar në një vend të caktuar të duhet me patjetër vizë pune, jo turistike.