Lajme

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit të Kosovës

09/22/2020 11:20
nga:Sh Xh

Sot në orën 14 e 30 do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryesia do të bëjë përgatitjet për senacën e re, në mesin e të cilave pritet të jetë edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Ky është rendi i ditës së kësaj mbledhje:

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

IV. Përgatitjet për Seancën e re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,

5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

7. Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushëveprimtarive të tyre,

8. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

06/17/2020 07:09

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit