Lajme

Mblidhet kryesia e ngushtë e LDK-së, nuk merr pjesë Vjosa Osmani: Pritet përgjigja ndaj Albin Kurtit pas shkarkimit të Veliut

03/18/2020 15:44
nga:Gazeta Blic

Para pak çastesh është mbledhur Kryesia e ngushtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas vendimit të kryeministrit të Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut.

Siç merr vesh Gazeta Blic në këtë takim pos Isa Mustafës po merr pjesë edhe nënkryetari Agim Veliu, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, deputeti Arben Gashi, Arban Abrashi dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Në këtë takim nuk po merr pjesë nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, derisa në takim nuk po merr pjesë as Lutfi Haziri për shkak se është vetë izoluar për shkak të testimit nën dyshimin se mund të jetë prekur me koronavirus.

“Takimi ka filluar para pak minutash dhe pritet të vendoset për hapat tjerë në lidhje me vendimin e Kurtit”, tha shkurt ky burim.

Ndërsa zyrtarisht askush nga LDK nuk ka dashur të flas për këtë takim.

Ndryshe, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, përmes një statusi në facebook, sërish ka shprehur mospajtimin e tij me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Adminstratës Publike, Agim Veliu.

Mustafa ka thënë se për një vendim të tillë nuk ishte konsultuar nga Kurti, ani pse në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeveritarë, një gjë e tillë ishte e specifikuar.

“Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa tutje i ka kërkuar Kurtit që të anuloj vendimin dhe se arsyetimet e Kurtit për shkarkimin e Veliut, nuk i pranon dhe po ashtu te bej heqjen e takses.

“Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM”, ka përfunduar Mustafa. 

 https://gazetablic.com/ne-media-u-raportua-se-vjosa-osmani-ishte-te-kurti-para-shkarkimit-te-veliut-flet-kryetarja-e-kuvendit/

05/25/2020 16:23

Java vendimtare